RTSH 24 Live

Kosovë

Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Petkoviç: Kurti kërkon të provokojë luftë

19/05/2023

Betimi i kryetarit të Mitrovicës së Veriut, Petkoviç: Kurti kërkon të provokojë luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviç, ka reaguar pas betimit në Kuvendin Komunal të kryetari të ri të Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, duke e konsideruar si okupim. Sipas Petkoviç, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dëshiron të dënojë popullin serb dhe të organizojë luftë të hapur.

Në fjalën e tij në konferencën për media, Petkoviç u shpreh se "simboli i pushtimit është një leckë e ekspozuar në ndërtesën e komunës”.

"Vuçiç e paralajmëroi Lajçakun për të gjitha pasojat e provokimeve të Kurtit, të cilat mund të shndërrohen në krizën më të madhe deri më tani. Se me veprimet e tyre Prishtina dëshiron të dëbojë popullin serb nga Kosova dhe se ata duan të provokojnë luftën më hapur", tha Petkoviç, raporton Tanjug.

/rtsh.al/