RTSH 24 Live

Aktualitet

I rrethuar nga policë, Dritan Dajti merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

27/07/2024

I rrethuar nga policë, Dritan Dajti merr pjesë në ceremoninë mortore të nënës

Dritan Dajti, i cili ndodhet në burg për vrasjen e 4 efektivëve të policisë në vitin 2009, la këtë të shtunë (27 korrik) qelinë, për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të nënës së tij.

Dajtit iu miratua leja nga drejtoria e burgjeve, ndërsa në pamjet e siguruara nga RTSH, ai duket i rrethuar nga forca policie.

Pas ceremonisë mortore ai do të kthehet sërish në burgun e Peqinit, ku po vuan dënimin e përjetshëm.

Dritan Dajti u shpall fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

/rtsh.al/