Kryebashkiaku i Tiranë Erion Veliaj u bëri thirrje prindërve që shoqërojnë fëmijët në shkollë, që ditën e hënë të mos e përdorin automjetin për të çuar fëmijët në shkollë, por të ecin bashkë me ta, për të shmangur krijimin e trafikut. " Merrini fëmijët për dore, flisni me ta, lehtësojini pak nga emocionet”, ishte këshilla e zotit Veliaj.
Sipas tij kur tani ka shkolla të reja në thuajse çdo lagje, nuk ka sens t’i hipim makinës për të çuar fëmijët në shkollë.
Nga dita e hënë do të hyjë në fuqi edhe udhëzimi i Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që përcakton se mjetet e furnizimit të dyqaneve dhe marketeve nuk mund të qarkullojnë nga ora 7:00 deri në orën 9:00.
Sipas të dhënave në Tiranë pritet të nisi arsimimin në sistemin parauniversitar rreth 460 mijë fëmijë. Bashkë me prindërit e tyre apo të afërmit që i shoqërojnë në kopështe apo shkolla ata për sjellin një rritje të fluksit të qarkullimit në Tiranë nga e hëna në të premte.
/ rtsh.al /
/ rtsh.al /