RTSH 24 Live

Aktualitet

Maliqi: Kemi një polici jashtë misionit të saj dhe të lidhur me politikën  

07/09/2024

Maliqi: Kemi një polici jashtë misionit të saj dhe të lidhur me politikën   

Për të folur rreth ndryshimeve në kupolën e policisë së shtetit dhe ndikimit në performancë ishte tema e diskutuar në studion e RTSH-24.

Lefter Maliqi si ish drejtues I lartë I forcave të rendit, deklaroi se këto ndryshim nuk do të sjellin asnjë përmirësim në performancë, pasi kjo që po bëhet është vetëm një qarkullim drejtuesish dhe asgjë më tepër.

Sipas tij, këto lëvizje në radhët e policisë kanë si qëllim fushatën elektorale.

“Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet do të jenë afër muaj maji dhe këto lëvizje mesa duket kanë këtë qëllim. Ka vite që fatkeqësisht policia e shtetit përdoret politikisht edhe pse me ligj thuhet se është e depolitizuar por të gjithë e kemi parë angazhimin e tyre në fushata. Madje  edhe kryeministri ka deklaruar që hidhini ‘kapelet’ dhe pas pune bëni fushatë. “

Jo vetëm si ish-drejtues tha Maliqi, por dhe në përvojën si pedagog në akademinë e Rendin dua të theksoi se ndryshimet në Ligjin për Policinë e Shtetit ndodhën pikërisht për  tu përdorur politikisht.

Situate e rendit në vend është  shumë e rrënd dhe roli policisë këtu duket sikur nuk është ai I nivelit që kërkon situate.

“Roli policisë është parandalimi, zbulimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale por policia është fokusuar më shumë tek gjobat, shoqërimet. Rastet më flagrante vijnë nga denoncimi I medias të cilat kanë dhënë me ‘shpatulla pas murit’ drejtuesit e policisë së shtetit duke qenë ato të parat që kanë shkuar në vendngjarje.

Në këtë kuadër vijon Maliqi, emërimet në forcat e ligjit janë shumë politike, madje për kaq vite kemi të njëjtët drejtor që lëvizin nga një departament në tjetrin, nga një qark në qar tjetër.  Drejtues komisariatesh, të kufirit, qarkullimit rrugor, etj, janë bërë me pasuri marramendëse.

Një tjetër problem vijon ai , është seleksionimi që bëhen nga SPAK.

Ndër të tjera ai tha se, kemi një polici që nuk është në rolin e saj, kemi një polici jashtë misionit të saj dhe të lidhur me politikën.

Në aspektin e performancës të policisë së shtetit dhe Ministrisë së Brendshme, kjo nuk do të thotë asgjë, sepse kjo nuk është lëvizje që përcjellë përmirësimin e performancës se policisë së shtetit por  kjo është një qarkullim drejtuesish. E dyta është se është praktikë e ministravë të brenshëm që kur fillojnë punën, për tu dukur sikur po bëjnë diçka,  fillojnë me të ashtuquajturën reformë që konsiston vetëm në lëvizjen e emrave”.

 

 

/rtsh.al/