RTSH 24 Live

Politikë

Berisha: Të heqim dorë nga protestat e zakonshme. Studioni pikat më nevralgjike dhe merrni veprime bllokuese

29/11/2023

Berisha: Të heqim dorë nga protestat e zakonshme. Studioni pikat më nevralgjike dhe merrni veprime bllokuese

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar për përshkallëzim të aksionit të opozitës. Në një deklaratë për mediat, ai tha se veprimi i radhës që do të ndërmerret ndaj tyre nuk do të jetë “protesta e zakonshme, por mosbindja civile".

Sipas Berishës, kjo është e vetmja mënyrë për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Beteja që bëhet në parlament, duhet të zhvillohet dhe mund të zhvillohet në çdo pikë nevralgjike të këtij regjimi, të këtij vendi. Qëndrimit të tij antikushtetues duhet t’i përgjigjemi me të gjitha mjetet e mosbindjes civile.

Protestën e zakonshme do e kishte kënaqësi, se është sadist, por ne duhet të heqim dorë nga protestat e zakonshme. Protestat tona duhet ta bllokojnë regjimin. I cili nuk nguron të shfaqë të gjitha llojet e armiqësive. Duhet të bëjmë gjithçka për të angazhuar anëtarësinë tonë, mbështetësit tanë, të rinjtë në veprim pa kthim, në betejë pa kthim”, tha Berisha.

Ai i bëri thirrje degëve të PD-së në rrethe që të studiojnë pikat më nevralgjike në dhe të marrin qëndrime bllokuese. Sipas ish-kryeministrit, rrëzimi i një diktature justifikon gjithçka.

U takon ju në rrethet ku jeni, në degët ku jeni, të studioni pikat më nevralgjike dhe të merrni veprimet dhe qëndrime bllokuese. Me asgjë nuk tërhiqemi ne. Gjithçka justifikon rrëzimi i një diktature. Kjo kërkon sakrifica, kjo kërkon guxim. Çdo mjet i mosbindjes civile është kushtetues, është legjitim ndaj një regjimi, ndaj një personi që ka uzurpuar të gjitha pushtetet. Në rast se ne vendosim të qëndrojmë siç po qëndrojmë në parlament, ju garantoj se kohërat ai i ka të shkurtra. Se nuk ka diktaturë bande, që mund t’i rezistojë revoltës së një populli. Por ama revolta duhet të jetë revoltë”, u shpreh Berisha.

/rtsh.al/