RTSH 24 Live

Sociale

Bashkia Përmet , program mbështetës për strehim Engjo Nebiaj

27/01/2021

Bashkia Përmet , program mbështetës për strehim  Engjo Nebiaj

Bashkia Përmet për vitin 2021 prioritet i ka kushtuar strehimit, mbështetjes me bonus qëraje për kategori të ndryshme . Me një fond prej 6 miljonë lekë , do të përfitojnë bonusin e strehimit rreth 16 familje .Kryesishtë përfituese do të jenë ato familje që kanë aplikuar për banesa me qëra, të cilat në bazë të ligjit për përfitimin e subvencionit të strehimit do të përfitojnë deri në 70% të qërasë.

“Për herë të parë bashkia Përmet hartoi një program 10 vjecar për strehimin,i cili është  miratuar  edhe në këshillin bashkiak. Ky program do përcaktojë fondet dhe alternativat për strehimin social.Ky fond për vitin 2021 kap një shifër prej 6 mln lekësh i cili mbulon rreth 16 individë sipas kategorisë së të pastrehëve. Ky program në bashkëpunim edhe me pushtetin qëndror do jetë një zgjidhje në favor të familjeve në nevojë. Lëvizjet demografike nga zonat rurale në qytet,krijimi i familjeve të reja dhe divorcet kanë sjellë probleme në cështjen e strehimit.Për këtë cështje bashkia ka marrë projekt vendime të cilat mund ta shmangin këtë fenomen”.

Sipas përfaqësuesve të kësajë bashkie programet mbështetëse përsa i përket strehimit do të vijojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm .