Bashkia e Kolonës prej disa ditësh ka nisur punën për rehabilitimin e rrugëve rurale. Stina e dimrit vjen me vështirësitë e veta ndaj dhe janë marrë masa. Pas punimeve në rrugët Kabash- Mësiçkë, puna po vijon në fshatin Gostivisht, pasi ka qënë një aks me problematika të shumta. Këtu do të ndërhyet në pastrimin e kanaleve anësore, zgjermin e rrugës, rrulimi dhe çakëllimi I saj.
Me përfundimin e kësaj rruge do të punohet në Kodras, Taç poshtë dhe më pas një njësi të tjera administrative.