Bashkia Dropull për festat e fundvitit ka mundësuar 800 pako me ushqime për banorët e saj . Janë kryesisht të moshuar të vetmuar, që nuk kanë mundësi ekonomike ,por edhe ata që banojnë në fshatra malor dhe nuk munden të bëjnë pazare. Sipas kryetarit të bashkisë Dropull Dhimitër Toli ,kjo nismë do të vazhdoj , për të qënë afër këtyre familjeve .
“ Këtë vit, kemi për të qënë afër të moshuarve dhe familjeve në nevojë në bashkinë tonë, kemi shpëndarë 800 pako me ushqime të ndryshme .Këtë nismë do ta vazhdojmë edhe në vitet që do të vijnë , për t'ju gjendur afër çdo familjeje në vështirësi “ , thotë Toli .
Bashkia Dropull vazhdimisht j'u është gjendur pranë të moshuarve dhe familjeve në nevojë .