Rëndësia që po i jepet vitet e fundit shkollave profesionale, ka ndikuar pozitivisht në klimën e biznesit për të punësuar të rinj që marrin një zanat.
Drejtori i shkollës profesionale “Ndre Mjeda” në Bushat të Shkodrës, Elis Çelepija tregon se 35% e nxënësve, duke patur mundësinë të aftësohen, e kanë të sigurt punësimin e tyre pas studimeve, por edhe gjatë viteve të shkollës.
“Rreth 35% të nxënësve të diplomuar në shkollë janë të punësuar në profilin përkatës që kanë kryer. Një pjesë e nxënësve të regjistruar në shkollën tonë, vijnë me një historik që e kanë të trashëguar nga bizneset familjare,” tha Çelepija.
Shumë të rinj kanë zgjedhur këtë shkollë, për të ndihmuar prindërit në bizneset familjare, siç është edhe rasti i Samuelit që ka zgjedhur degën teknologji ushqimore.
“Më duket profesion si më i vlefshëm për të ardhmen tonë", tha Samueli.
Pagat e kënaqshme dhe vëmendja që i është dhënë arsimit profesional duket se u kanë dhënë të rinjve që busull të mirë orientimi.
/rtsh.al/