Nga sot (1 shkurt) do të nisë aplikimi i çmimit të ri të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë, 8.5 lekë për kilovat-orë. Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se çmimi i energjisë elektrike është ulur në masën 10.5%. Tarfimi i ri do të pasqyrohet në faturën mujore të muajit shkurt, që paguhet në muajin mars.
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) miratoi më 8 janar të këtij viti uljen e çmimit të energjisë elektrike duke kaluar nga 9.5 lekë, në 8.5 lekë për kilovat-orë.
Ky çmim i ri do të jetë i vlefshëm për konsumin deri në 700 kilovat. Mbi këtë kufi, çmimi do të mbetet 9.5 lekë për kilovat-orë. Vendimi do të jetë në fuqi deri më 31 dhjetor 2025.
/rtsh.al/