RTSH 24 Live

Politikë

Basha takim me të rinjtë, i fton të bëhen pjesë e politikës dhe vendimarrjes

23/12/2020

Basha takim me të rinjtë, i fton të bëhen pjesë e politikës dhe vendimarrjes
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim në ambientet e librarisë “Tirana Times”, me një grup të rinjsh që studiojnë dhe kanë mbaruar studimet në universitetet jashtë vendit.

Në takimim me të rinjtë që kanë studiuar  jashtë vendit, Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftoi ata të bëhen pjesë e politikës dhe vendimarrjes për ndryshimin e realitetit në  Shqipëri. Basha lancoi pjesë të programit ekonomik të PD-së për të mbështetur sipermarrjen e lirë të të rinjve, sikundër politika që do të ndikojnë në rritjen e pagave.

“Një instrument që përdoret dhe nga vendet e Perëndimit është stimulimi i Startup-eve të reja, pikërisht duke i mundësuar rinisë, të rinjve që duan të krijojnë një sipërmarrje të tyren kredi me interesa të favorshme dhe me një lehtësim, sa i përket kolateralit dhe aspekteve të tjera, sa i përket ndërtimit të modelit të biznesit. Me të vërtet Shqipëria mund të mos ketë në afat shkurtër mundësi financiare për të ndërtuar një skemë masive në këtë drejtim, por që ta orientojë një mekanizëm me mbështetje shtetërore, një fond garanci shtetërore drejt sektorëve prioritar të zhvillimit, që mund të jenë turizmi apo teknologjia e informacionit apo të tjera aktivitete prodhuese dhe ekspozuese, këtë Shqipëria mund ta bëjë. Për mua nuk ka prioritet më real sesa të mbështesim sipërmarrjen rinore standarde dhe të mbështesim punësimin e të rinjve, duke sjellë edhe stimulim fiskal edhe stimulim financiar për sipërmarrjet e tjera që punësojnë të rinjtë, duke përfshirë këtu të rinjtë që kthehen nga jashtë”, –tha Basha .