RTSH 24 Live

Aktualitet

Balla, Prokurorit të Përgjithshëm: Më jep mbështetje të godasim “të fortët” dhe shpërndarësit e drogës

25/07/2023

Balla, Prokurorit të Përgjithshëm: Më jep mbështetje të godasim “të fortët” dhe shpërndarësit e drogës

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm që të ofrojë mbështetje për Policinë e Shtetit për goditjen e të fortëve, rrjeteve të shpërndarësve të drogës dhe grupeve të tjera kriminale.

Në takimin e zhvilluar prej 2 orësh mes Ballës dhe Çelës, fokusi i diskutimit ka qenë intensifikimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit.

“Balla i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme mbështetjen në goditjen e “të fortëve” dhe rrjeteve të shpërndarësve të drogës.

Bashkëpunimi i ngushtë u vlerësua nga të dyja palët si parakusht dhe çëlësi i suksesit për realizimin e objektivave të përbashkëta”, thuhet në njoftimin e shpërndarë për media nga Ministria e Brendshme.

Gjithashtu si Balla dhe kryeprokurori i përgjithshëm shprehën domosdoshmërinë e rritjes së hetimeve proaktive për “monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në  lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët

Prokurori i Përgjithshëm dhe Ministri i Brendshëm vunë gjithashtu theksin edhe tek nevoja e rritjes së cilësisë së hetimeve dhe një qasje proaktive në monitorimin dhe procedimin e “të fortëve” në  lagje, në sheshe e qendra të banuara në të gjithë vendin, me qëllim goditjen dhe parandalimin e fenomeneve kriminale që prekin nga afër qytetarët. 

Në takim ishin të pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, Drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, Arens Çela dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Ardi Veliu”, përfundon njoftimi.  

/rtsh.al/