RTSH 24 Live

Sociale

Autizmi në rritje nxit mosvaksinimin, mjekët: Imunizimi ndaj fruthit u rrit, por hezitimi mbetet

03/04/2024

Autizmi në rritje nxit mosvaksinimin, mjekët: Imunizimi ndaj fruthit u rrit, por hezitimi mbetet

Shifrat në rritje të autizmit këtë dy prill, forcojnë edhe një herë qëndrimet kundër vaksinimit. Mjekët thonë se edhe pse vaksinimi ndaj fruthit u rrit pas infektimeve që ndodhën gjatë muajit shkurt, përsëri kemi prindër hezitues. Ata rekomandojnë prindërit të jenë të vëmendshëm ndaj fëmijëve të pa vaksinuar në çerdhe dhe kopshte.

Shifrat në rritje të rasteve me autizëm forcuan edhe njëherë që qëndrimet e prindërve  hezitues për mos vaksinim ndaj sëmundjes së fruthit.

Prindër hezitues kemi pasur dhe do të vazhdojmë të kemi pasi kjo lidhet me qëndrimet dhe besimet e tyre personale fetare. Ata nuk refuzojnë vetëm një vaksinë të vetme por të gjitha vaksinat, si dhe procedura të tjera siç janë transfuzioni i gjakut, përdorimi i medikamenteve etj“, tha pediatria Arda Gjermeni.

Tendenca e shtyrjes së vaksinës shkon 2–3  vjeç por infektimet nga fruthi disa javë më parë bëri që disa prindër të nxitojnë të vaksinojnë fëmijët.

Ka interes të shtuar tek prindërit për vaksinim, sidomos tek ata prindër që fëmijët i kanë frekuentues të çerdheve dhe kopshteve për shkak të rrezikut që ekziston ndaj përhapjes së sëmundjeve infektive”, pediatria Arda Gjermeni.

Masat shtrënguese të ISHP sollën kufizime edhe në kopshte por mjekja tregon rrezikun që ekziston

Çerdhet dhe kopshtet nuk duhet të pranojnë fëmijë të pa vaksinuar pasi është rrezik. Edhe për një fëmijë të lindur prematurë, pra para kohe, edhe nëse ai do të jetë I vaksinuar, ai ka nevojë për një mbrojtje të veçantë, për një mbrojtje më të madhe. Prindërit e tjerë që I kanë fëmijët e vaksinuar duhet të kërkojnë që edhe fëmijët e tjerë të ndjekin të njëjtin rregull”, u shpreh mjekja.

Aktualisht në vendin tonë janë konfirmuar deri më tani 34 raste me fruth nga mbi 150 raste të atestuara.

Gazetare: S. Mlloja

/RTSH/