RTSH 24 Live

Sociale

Australia, jo telefonata jashtë orarit të punës. Sipërmarrësi: Në Shqipëri do duhet shumë kohë

13/02/2024

Australia, jo telefonata jashtë orarit të punës. Sipërmarrësi: Në Shqipëri do duhet shumë kohë

Telefoni të fiket pas orarit të punës. Në Australi pritet t'i jepet drita jeshile një ligji të ri që punëtorët duhet të injorojnë çdo mesazh apo thirrje të shefit jashtë orarit të punës, po në Shqipëri si do shihej kjo?

Të ftuar në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” Rexhina Cuko socialoge dhe Erbi Ago sipërmarrës shprehen qëndrimet e tyre lidhur me këtë nismë. Sociologia Cuko u shpreh se në Shqipëri duhet ende kohë për të zënë vend ky ligj, megjithëse tha se edhe në vendin tonë punonjësi me kontratë të saktë është i lirë pas orarit të punës.

“Kur e dëgjon si ligj duket si diçka e bukur, por a e kemi si kulturë pune që ne të japim maksimumin tonë gjatë orarit të punës, që të kemi këtë privilegj që mos t’i përgjigjemi më telefonit. Sikurse është etiketuar në vendet e tjera, që është e panevojshme që eprori të na telefonojë pas orarit të punës, por në Shqipëri besoj na duhet shumë punë për të arritur në këtë ligj. Edhe në Shqipëri me punët me kontrata të sakta, pas orarit të punës, punonjësi është i lirë”, u shpreh ajo ndërsa shtoi se "Problem është në rastet kur t’i si punonjës ke dhënë maksimumin tënd në punë dhe të kërkohet më shumë atëherë po kalohet në problem. Probleme që fillimisht diskuton me eprorin, në rast se nuk ka pajtesë, i drejtohesh rrugës ligjore".

Ndërkohë sipërmarrësi Ago nuk përjashtoi rastet kur është e nevojshme një komunikim pas orarit të punës me punonjësin, pasi sipas tij varet dhe nga biznesi ku je i punësuar, gjë që meret paraprakisht në konsideratë. Me rëndësi sipas sipërmarrësit është krijimi i marrëdhënieve të mira mes punëdhënësit dhe punëmarrësit.

“Duhet të ketë gjithmonë një limit përjashtuar rastet kur është e nevojshme. Mendoj që varet nga natyra e biznesit, pasi ka nga ata që e kanë të nevojshme një komunikim pas mbylljes së orarit zyrtar. Kontrata është parësore me të drejta dhe detyrime të përcaktuara.

Komunikoj me klientët 2 deri në 3 orë pas orarit të punës, pasi siç përmenda bashkëpunoj me orare të ndryshme nëpër botë., por një pjesë e mirë e stafit nuk kontaktohet pas orarit. Por është e rëndësishme që të krijohen marrëdhënie pas punë me qëllim që të jenë komunikime të caktuara.  

A ndikon në uljen e produktivitet të punës.  Normal që po, pasi tregu i punës në vendin tonë është i vështirë. Punë marrësi në Shqipëri është gjithmonë në kërkim të një pune tjetër pasi i ushtrohet trysni. Janë më të prirur të pranojnë një pune më një trysni të ulët, pra preferojnë paqen shpirtërore se paga që mund të jetë më e lartë, tha Ago.

Sipërmarrësi tha se sipas tij fenomeni abuzues vihet re më së shumti tek privati.

"Në Shqipëri punësimi në privat shumë abuzues se në shtet. Vë re që ka një lloj abuzimi tek private, sipas formulës dhe ekipit kemi vërë re që një ambient social rrit rendimentin e punës.  Është e rëndësishme të ketë një frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi", shtoi ai.

Ligje të ngjashme që u japin punonjësve të drejtën për të fikur telefonat e tyre janë tashmë në fuqi në Francë, Gjermani dhe vende të tjera në Bashkimin Evropian.

/rtsh.al/