RTSH 24 Live

Aktualitet

Arrestohet me urdhër të SPAK-ut, ish-kryebashkiaku Fran Tuci

13/07/2023

Arrestohet me urdhër të SPAK-ut, ish-kryebashkiaku Fran Tuci

Ish-kryetari i Bashkisë së Fushë Arrëzit, Fran Tuci është vendosur në pranga me urdhër të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.

Tuci akuzohet për shpërdorim detyre. Ndërkohë më parë kur ishte kryebashkiak, policia vendosi në pranga vëllain e tij, Albert Tuçin, në qershor të vitit 2020, gjatë operacionit antidrogë “Shën Mëri 2020”.

"Caktimin e masës së sigurimit “Arresti në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për personin nën hetim F. T., si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 e 25 i Kodit Penal", thuhet në njoftimin e SPAK. 

Tuci u zgjodh në krye të bashkisë së Fushë-Arrëzit Fran Tuci në vitin 2015 dhe më pas u rizgjodh në zgjedhjet e 2019-s nën siglën e Partisë Socialiste, ku mori gjithsej 2, 462 vota nga 16 kuti në total, teksa ishte edhe  kandidat i vetëm për bashkinë.

/rtsh.al/