RTSH 24 Live

Politikë

Arrestimi i Veliajt-BE: Pavarësia e SPAK në goditjen e rasteve korruptive, thelbësore

4 orë para

Arrestimi i Veliajt-BE: Pavarësia e SPAK në goditjen e rasteve korruptive, thelbësore

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar pas hetimit dhe arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj. Sipas këtij reagimi, delegacioni i BE-së shkruan se po “ndjekim nga afër zhvillimet e fundit në lidhje me hetimin ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, BE-ja nuk komenton mbi procedurat gjyqësore në vazhdim.”

Sipas BE-së, reforma në drejtësi  dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë thelbësorë në procesin e anëtarësimit në familjen evropiane.

Gjithashtu, sipas një prej zëdhënësve të Bashkimit Evropian në Tiranë, “BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin

Reforma në sektorin e drejtësisë dhe forcimi i shtetit të së drejtës në Shqipëri janë elementë kyç në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

BE-ja mbetet e përkushtuar maksimalisht për të mbështetur përpjekjet e Shqipërisë në ndjekjen e këtyre reformave dhe për ta ndihmuar vendin të konsolidojë efikasitetin, pavarësinë, llogaridhënien dhe profesionalizmin e institucioneve të saj, si dhe përputhshmërinë e tyre me standardet e BE-së, si në sektorin e zbatimit të ligjit ashtu edhe në atë të drejtësisë.

Roli specifik i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe pavarësia e saj në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve komplekse të korrupsionit, pa asnjë përpjekje për ndërhyrje politike apo presion të padrejtë, janë me rëndësi thelbësore për konsolidimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e BE-së në Shqipëri.

/rtsh.al/