Ka zgjatur rreth 7 orë seanca gjyqësore për vlerësimin e masave të arrestit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 6 biznesmenëve. Pak më parë trupi gjykues i GJKKO është tërhequr për vendim.
Pasi dëgjoi argumentet e palës mbrojtëse, të cilët kërkuan masa më të buta sigurie, si dhe argumentet e prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado, i cili kërkoi lënien në fuqi të masave të sigurisë të marra nga ky gjyqtar më 9 shkurt 2025, gjyqtari, Erjon Bani u tërhoq për vendim.
Veliaj akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash, ndërsa Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Ndaj biznesmenit Abule rëndon akuza e pastrimit të parave, ndërsa për 5 të tjerët vetëm ajo e korrupsionit aktiv.
vijon