Një aksident me pasoja tragjike është regjistruar të mërkurën pasdite në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin. Aksidenti është shoqëruar me një viktimë, i identifikuar me emrin, Paulin Zefi i moshës 40-vjeç.
E plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur dhe nje grua. Nga pamjet në vendngjarje shihet se ka pasur një përplasje të fortë me një veture dhe një kamioni. Nga përplasja automjeti është shkatërruar thuajse tërësisht. Nga aksidenti është bllokuar edhe aksi Lezhë- Shëngjin.
/rtsh.al/