RTSH 24 Live

Aktualitet

Veliaj prokurorit Dado: Ke marrë leje ndërtimi nga unë, je në konflikt interesi sepse ke mbetur i pakënaqur

5 orë para

Veliaj prokurorit Dado: Ke marrë leje ndërtimi nga unë, je në konflikt interesi sepse ke mbetur i pakënaqur

Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është shoqëruar me tensione mes kryebashkiakut dhe prokurorit të çështjes, Ols Dado. Sipas gazetares së RTSH-24, e cila po ndjek seancën në GJKKO, Veliaj e ka akuzuar Dadon se është në konflikt interesi, pasi ka marrë leje ndërtimi prej tij, jo në hapësirat e kërkuara. Ai i ka kërkuar që të tërhiqet nga çështja, pasi është haptazi në konflikt interesi.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dhe ke përfituar leje ndërtimi. Ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”, ka thënë Veliaj.

Tonet e larta kanë detyruar gjyqtarin Erjon Bani, ti tërheqë vëmendjen kryebashkiakut “për tonin e zërit” dhe ruajtjen e solemnitetit para gjykatës.

/rtsh.al/