Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, në kuadër të takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Shqipërisë dhe BE-së, deklaroi se “Shqipëria ecën me hapa të sigurt drejt BE-së!”.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Manja bëri të ditur se në këtë takim u diskutua për zhvillimet e fundit pas hapjes së negociatave për kapitullin 23 "Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut".
“Mbajtëm sot takimin e 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri mes Shqipërisë dhe BE-së, ku diskutuam zhvillimet e fundit pas hapjes së negociatave për kapitullin 23 "Gjyqësori dhe të drejtat e njeriut". Komisioni Evropian vlerësoi përparimin e Shqipërisë duke theksuar rezultatet e arritura deri më tani në fushat që mbulon ky kapitull dhe theksoi rolin proaktiv që Ministria e Drejtësisë po luan në mirë koordinimin dhe raportimin efektiv për realizimin e piketave të ndërmjetme”, shkruan Manja.
/rtsh.al/