RTSH 24 Live

Kulturë

Arbana Osmani drejton Festivalin e Këngës, prezanton bashkëpunëtorët

12/11/2022

Arbana Osmani drejton Festivalin e Këngës, prezanton bashkëpunëtorët

Arbana Osmani do të jetë drejtuesja e edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. 

Ajo shkruan se bashkë me bashkëpunëtorët, Bojken Lakon, Shpëtim Saraçin, Eraldo Rexhon dhe Eduart Grishaj po punohet që të sjellin një Festival të bukur, me pranë njerëzve.

 “Edhe pse s’ma la njeri shansin ta ndaj vetë me ju si lajm e para, jam e gëzuar të konfirmoj se këtë vit do të jem në drejtimin e Festivalit të 61 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Një vlerësim, kënaqësi por edhe përgjegjësi e madhe që kam zgjedhur ta ndaj me një skuadër profesionistesh të shkëlqyer me të cilët kam fatin të punoj në këtë projekt.

-Bojken Lako, artisti multi dimensional dhe intuitiv, krijuesi i disa platformave muzikore te suksesshme për të rinjte dhe jo vetëm, një nga njerëzit më intuitivë e më me shije në industrinë muzikore.

-Shpëtim Saraçi, mjeshtri i madh i muzikës, legjende e gjallë e Festivalit të Këngës, një nga njerëzit me virtuozë dhe punëtor që kam njohur.

-Eraldo Rexho, “tempulli” i “ëho’s ëho” në vend, më pranë artistëve se çdo kush tjetër, me energjinë e pashtershme për te punuar pa orar.
Dhe Eduart Grishaj, ai që nxori lajmin para meje;)

Një falenderim special për drejtuesit e RTSH qe zgjodhën të besojnë në këtë skuadër, prej muajsh po punojmë që të sjellim një Festival te Bukur, me pranë njerëzve.

Gjithmonë mirënjohëse drejtuesve të familjes sime te Top Media, të cilët më kanë mbështetur gjithmonë në çdo projekt timin.

Shihemi në 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor”, shkruan moderatorja Arbana Osmani.

Edicioni i 61-të i Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar do të mbahet më 19, 20, 21 dhe 22 dhjetor, me 26 këngë pjesëmarrëse, 16 prej të cilëve janë artistë të cilët kanë performuar edhe më parë në Festival dhe 10 të tjerë janë artistë të rinj dhe grupe alternative.

Festivali i 61-të të Këngës në RTSH, do të japë 3 çmime të para: vendi i parë, vendi i dytë dhe vendi i tretë;1 çmim për artistët e rinj dhe grupet alternative dhe 1 çmim për karrierë

“Eurovision Song Contest 2023” do të mbahet në Britaninë e Madhe, ku Shqipërinë do e përfaqësojë ajo këngë e cila do të rezultojë më e votuara nga publiku.

Më poshtë lista e plotë me artisët dhe këngët pjesëmarrëse në Festivalin e Këngës në RTSH: 

  Artisti                                             Kënga

2 Farm                                             Atomike

Alban Kondi & Lorela Karoshi        Melodi

Albina Kelmendi                             Duje

Anduel Kovaçi                                Malli

Arsi Bako                                        Sonte dua të jem me ty

Melodajna Mancaku                      Gjysma e zemrës sime

Elsa Lila                                          Evita

Enxhi Nasufi                                  Burrë

Erma Mici                                      Kozmosi i dashurisë

Evi Reçi                                          Ma kthe

Fabian Basha                                 Një gotë

Fifi                                                 Stop

Franc Koruni                                 Në pritje

Genti Hoxha                                 Ajër

Gjergj Kaçinari                              Dje

Luna Causholli                             Jetën ta fal

LYNX                                            Nëse ke besim

Manjola Nallbani                         Dua

Permit of Stay                              Fobia

Petrit Çarkaxhiu                           Emri yt mirësi

Rezearta Smaja                            N’Eden

Rovena Dilo                                 Motit

Sara Kapo                                    Para teje

Serxhio Hajdini                            Vështirë

Urban Band                                 Në çdo hap

Vanesa Sono                                Aroma jonë

/rtsh.al/