Angelina Mango, me "La noia" u shpall fituese e Festivalin të Sanremos 2024 . Në vendin e dytë u rendit Geolier me "I p'me tu p'te", e treta Annalisa me "Sinceramente".
Të tre vendet e para u fituan nga artistë që përfaqësojnë gjeneratat e reja të muzikës dhe tendencat e tregut.
“Faleminderit shumë orkestrës, ty Amadeus, Fiorellos, ekipit tim, familjes time, faleminderit”, tha artistja 22-vjeçare pas fitores, vajza e Pino Mango dhe Laura Valente, përmes lotëve. Angelina Mango do të përfaqësojë Italinë në Eurovision Song Contest 2024 , i cili do të zhvillohet nga 7 deri më 11 maj në Malmo të Suedisë.
Kjo është hera e parë pas 10 vitesh që një grua fiton festivalin e Sanremos. E fundit ishte Arisa fitoi me Controvento e cila u shpall fituese në vitin 2014.
Festivali i 74 i Sanremos u zhvillua në Teatrin Ariston në Sanremo nga data 6 deri më 10 shkurt me dirigjimin dhe drejtimin artistik , për të pestin vit radhazi, që të dyja iu besuan Amadeus. Ky i fundit i dha mbrëmjen e djeshme lamtumirën Sanremos, ndërsa bashkëprezantoi me mikun e tij, Firoellon.
Finalja e ngjarjes më të madhe të muzikës italiane u përcoll për publikun gjatë mbrëmjes së të shtunës në kanalin e RTSH1. Tre netët e para të festivalit u transmetuan në kanalin RTSH 2 dhe u moderuan nga gazetarët Andri Xhahu dhe Elona Jaçellari.
Gazetarët përcollën për publikun shqiptar jo vetëm komentin e Festivalit të Sanremos, por zhvilluan edhe lidhje direkte me artistë të cilët e kanë shkelur këtë skenë më herët. Një prej artistëve ishte Enxhi Nini, e cila në fillimet e karrierës ka marrë pjesë si këngëtare në Festivalin e Këngës në RTSH, pasi u zhvendos në Itali, në vitin 2014 dhe u bë pjesë e Orkestrës së Sanremo-s si violiniste. Një tjetër i ftuar ishte edhe violonçelisti Iljard Shaba, i cili një vit më parë ishte i ftuari i Anna Oxa-s në Sanremo.
/rtsh.al/