Këshilli i Ministrave vendosi të hënën që data 3 janar 2025 të jetë pushim zyrtar.
“Data 3 janar do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës shtetërore”, thuhet në vendimin e qeverisë, publikuar tashmë edhe në Fletore Zyrtare.
Sipas vendimit, dita e punës, e datës 3.1.2025, do të zëvendësohet në një nga ditët e pushimit brenda gjashtëmujorit të parë 2025.
/rtsh.al/