Qëllohet me armë drejt një automjeti. Kanë qenë dy shtetas që kanë bërë kallëzim në polici se janë qëlluar me armë ndërsa po lëviznin me makinë.
Ngjarja është raportuar në lagjen “Donika Kastrioti”.
Sipas policisë nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Ndërkohë mësohet se janë dy autorët të përfshirë në këtë ngjarje, emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur për arsye hetimi.
Sakaq pas identifikimit të autorëve policia kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Policisë së Beratit
Shtetasit A. M., dhe A. Dh, banues në Berat, kanë njoftuar Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat se dy persona që lëviznin me një automjet kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, në lagjen “Donika Kastrioti”, në afërsi të spitalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Pas marrjes së njoftimit shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i reagimit të shpejtë dhe punës paraprake hetimore është bërë e mundur identifikimin i dy autorëve që kanë qëlluar me armë zjarri por për arsye hetimi nuk mund të bëjmë me dije gjeneralitetet e tyre.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollin në zonë për kapjen e tyre.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
/rtsh.al/