RTSH 24 Live

Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë: Duhet fazë tranzicioni 4-mujore për ndalimin e dinarit

09/02/2024

Ambasadori gjerman në Kosovë: Duhet fazë tranzicioni 4-mujore për ndalimin e dinarit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde i ka kërkuar Kosovës një fazë tranzicioni prej katër muajsh rreth zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila e ndalon dinarin si valutë për kryerje të transaksioneve. 

Këtë qëndrim ambasadori gjerman e ka mbajtur përmes një reagimi në platformën ‘X’ në një postim të shefit të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Rohde ka thënë se Kosova ka treguar se di se si të komunikojë në mënyrën e duhur dhe se kjo është ajo çfarë duhet edhe tani.

“Kolegu im nga Bashkim Evropian Tomas  Szunyog e thotë qartë pse na duhet një periudhë mjaft e gjatë tranzicioni dhe informimi për rregulloren e BQK-së. Me fushatën e saj katërmujore përpara liberalizimit të vizave, qeveria e Kosovës ka treguar se di të komunikojë siç duhet. Ne kemi nevojë për sërish për atë tani!”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Nga ana tjetër, kryeministri Kurti ka theksuar se autoritetet vendore do të mundësojnë një periudhë tranzicioni prej një muaj, në mënyrë që qytetarët e komunitetit serb të njoftohen më mirë me rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës.

/rtsh.al/