RTSH 24 Live

Kulturë

Alvaro Çenko, talenti gjirokastrit i isopolifonisë - Trashëgon traditën familjare me këngë popullore

22/01/2025

Alvaro Çenko, talenti gjirokastrit i isopolifonisë - Trashëgon traditën familjare me këngë popullore

E njohim që prej fëmijërisë së tij prej këngës isopolifonike të cilën e ka jo vetëm trashëgimi nga familjarët e tij por edhe talent të lindur .

Ky është Alvaro Çenko i riu 30 vjeçar nga Gjirokastra i cili kësaj here po surprizon publikun me një zhanër ndryshe nga ai i isopolifonisë që jemi mësuar ta dëgjojmë, me atë të këngës popullore.

I riu trashëgon një traditë familjare të hareshme duke sjellë edhe këngë popullore 

Alvaro Çenko është i riu Gjirokastrit i cili ka talent të lindur por edhe trashëgimi nga familja e tij këngën isopolifonike. Ai që prej fëmijërisë ka spikatur në këtë traditë të hershme e cila ka një rëndësi të veçantë për kulturën tonë.

“Unë jam me fat sepse e kam talent të lindur por dhe shumë punë. Traditë e kam nga gjyshi dhe babin dhe xhaxhin që e trashëgojmë këngën brez pas brezi. Prej moshës 12-13 vjeçare kam nisur të këndojë isopolifoni  dhe këngën tradicionale gjirokastrite, sikurse i themi ne vënçe.”

Por ndryshe nga herët e tjera kësaj here Çenko ka realizuar  për publikun një zhanër ndryshe për të , atë të këngës popullore që bashkon traditën me tinguj modernë.

Këngë polifonike është shumë e vështirë por ja kam arritur qëllimit që ti bëj të dyja me motive gjirokastrite”

Çenko nuk është vetëm një pasues i traditës, por edhe një inovator i cili po sjellë një dimension të ri në muzikën popullore dhe isopolifonike.

Sot, ai është një nga emrat më të njohur të këtij drejtimi muzikor në Gjirokastër dhe më gjerë, duke treguar se trashëgimia mund të bashkëjetojë harmonikisht edhe me krijimtarinë moderne.

 

/rtsh.al/