Rrjeti televiziv italian, RAI, ka sjellë Gjirokastrën në vëmendjen e publikut ndërkombëtar me një dokumentar të titulluar “Qyteti i argjendtë”, pjesë e ciklit të njohur televiziv “Mediterraneo”.
Dokumentari prezanton vlerat e jashtëzakonshme historike, arkitektonike dhe traditat e pasura të Gjirokastrës.
Teodor Bilushi, Konsull i Nderit i Italisë në Gjirokastër, ka folur mbi rëndësinë e këtij promovimi dhe lidhjet turistike me Italinë.
"Përveç RAI 3, angazhimi vazhdon edhe në ditët në vijim për sa i përket përmirësimit të shërbimeve në hoteleri-turizëm," tha z. Bilushi.
Konsulli i Nderit shprehet se ky interes është fryt i promovimit të qëndrueshëm dhe lidhjeve të forta kulturore mes dy vendeve, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm për të nxitur më tej turizmin.
"Numri i turistëve italianë vitin e shkuar e kaloi shifrën 130 mijë. Ngelen prezenca e parë turistike në Shqipëri dhe Gjirokastër. Edhe këtë vit parashikojmë një numër të lartë turistësh," u shpreh Konsulli i Nderit i Italisë.
Në vitin 2024, Gjirokastra mirëpriti një shifër rekord prej rreth 700 mijë turistësh, prej të cilëve një numër i konsiderueshëm nga Italia.
Gazetare: E. Domeri
/rtsh.al/