Seanca e parashikuar në Gjykatën Kushtetuese për shqyrtimin e ligjit “Për Akademinë e Shkencave” nuk u zhvillua për shkak të mungesës së një gjyqtari.
Përfaqësuesit e Partisë Demokratike ishin të pranishëm, por administrata e Gjykatës njoftoi shtyrjen e seancës për datën 28 janar, ora 10:00.
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, tha për mediet se ligji është antikushtetues, duke favorizuar një individ dhe duke shkelur barazinë në Akademi.
"Kushtetuta thotë që të gjithë shtetasit janë të barabartë përpara ligjit. Për rrjedhojë, edhe të gjithë akademikët janë të barabartë para ligjit, por vetëm njëri prej tyre, një 75-vjeçar me titull 'emeritus' mund të jetë kryetar dhe ky është Skënder Gjinushi. Kjo figurë njihet sot për lidhjet e veta politike. nesër mund të jetë kushdo tjetër që përfiton nga antikushtetutshmëria," u shpreh znj. Zhupa.
Sipas saj, procedurat parlamentare për miratimin e ligjit janë kryer në kundërshtim me rregulloren. Zhupa akuzoi qeverinë për përpjekje për kapjen e institucioneve, duke përfshirë Akademinë e Shkencave.
Gazetare: Rugova Dunisha
/rtsh.al/