RTSH 24 Live

Aktualitet

SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja, kriptovaluta me vlerë mbi 10 mln dollarë

8 orë para

SPAK sekuestron pasuritë e vëllezërve Çopja, kriptovaluta me vlerë mbi 10 mln dollarë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit (SPAK) ka sekuestruar pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të një organizate kriminale me bazë në Elbasan, të drejtuar nga vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja. Pasi janë kryer hetime të thelluara, është zbuluar se kjo organizatë përdorte kriptovaluta për të realizuar pagesa dhe transaksione të ndryshme.

Në kuadër të hetimeve, që janë mbështetur nga BKH dhe agjencitë ndërkombëtare si Europol, policia federale belge, ajo e Holandës dhe Spanjës, janë sekuestruar asete dhe vlera të kriptovalutave në kuleta, me një total mbi 10 milionë dollarë. Operacioni ka përfshirë gjithashtu sekuestrimin e pasurive të tjera, si llogari bankare dhe pasuri të paluajtshme në emër të personave të lidhur me organizatën.

Ky operacion është zhvilluar pas një vendimi të gjykatës dhe përfshin një gamë të gjerë pasurish, duke përfshirë vila, tokë bujqësore, apartamente, dhe një numër kompanish që dyshohet se janë përdorur për aktivitetet kriminale të grupit.

Vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja akuzohen nga SPAK për një sërë veprash kriminale, mes tyre edhe si porositësit e disa atentateve dhe vrasjeve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani, Erion Alibejn dhe Aldo Bahon.

Sipas SPAK dy vëllezërit nisën veprimtarinë  tyre kriminale në vitet 2006 – 2007, ku fillimisht e kanë ushtruar aktivitetin kriminal në Itali duke shpërndarë kokainë dhe më pas zgjeruan aktivitetin e tyre në Europë dhe Amerikën e Jugut. Për të zotëruar tregun ndaj grupeve të tjera, kjo organizatë kriminale filloi eliminimin e kundërshtarëve nëpërmjet vrasjeve me pagesë.

Franc Çopja ndodhet ndodhet i arrestuar në Belgjikë, ndërsa Hajdar Çopja ndodhet i arrestuar në Dubai.   

Konkretisht janë sekuestruar:

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit M. M., me vlerë totale 105,206.65 Euro.

2 (dy) llogari bankare në emër të hetuarit B. L., me vlerë totale 27,212.57 Euro.

Në kuadër po të këtij procedimi, siç kemi njoftuar më parë, u sekuestrua një shumë e madhe parash cash, në valuta të ndryshme dhe lekë në një vlerë totale mbi 1 000 000 (një milionë) Euro.

Në zbatim të vendimit të gjykatës nr.467 datë 29.07.2024 me objekt “Vendosjen e sekuestros preventive”, janë sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme si vijon:

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 464.5 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe: kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit E. R.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe trualli 468 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe; kati nëntokë 120.3 m2, kati përdhes 91.4 m2, kati i parë 96.9 m2, verandë 18.3 m2, në kompleksin “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit B. P.;

Truall dhe ndërtesë (Vilë), me sipërfaqe; kati nëntokë 78.5 m2, kati përdhes 89.9 m2, kati i parë 94.1 m2, kompleksi “M. D.”, Farkë, Tiranë, në pronësi të shtetasit K. M.;

Pasuria e paluajtshme e emërtuar “Hotel D……”, me sipërfaqe totale 340 m2, nga e cila, 233.30 m2 ndërtesë, në rrugën: “Lek Dukagjini”, Tiranë, në pronësi të shtetasit A L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar shtetasin nën hetim A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Tokë arë, në Vile-Ballaj, Kavajë, me pronar A. L.;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat me sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendndodhje në Tiranë;

Njësi, godinë shërbimi 1 kat, sipërfaqe; kati përdhes 120.5 m2, shtesë kati 120.5 m 2, me vendndodhje në Tiranë;

Truall me vendndodhje në Elbasan, me pronar A. L. etj;

Tokë arë me sipërfaqe 1300 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetasve M. H. dhe G. P;

Tokë kullotë, me sipërfaqe 28970 m2, në Qeparo, Vlorë, në emër të shtetases M. H.;

4 garazhe me vendndodhje në kompleksin “M. D.”, Farkë Tiranë, në emër të shtetases M. H.;

Apartament, me vendndodhje në Golem Kavajë, me pronar shtetasen M. H.;

Dupleks D1, kati përdhes 75.6 m2, kati i parë 79.5 m2, Tiranë, në emër të shtetases M.  H, me vendndodhje në Tiranë;

Operatori ekonomik “E B.” SH.P.K, me ortak dhe administrator të vetëm shtetasin A.O., si dhe llogaritë bankare të “E.B.” SH.P.K;

Bar “D……..”, Elbasan me sipërfaqe; 210 m2,  në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Njësi me sipërfaqe 345 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 9017 m2 dhe ndërtesë 252 m2, (godina e selisë së shoqërisë E.B.), në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Truall me sipërfaqe 1600 m2 dhe ndërtesë (restorant F.) me sipërfaqe 380 m2, në Bradashesh, Elbasan, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Ish “Vila Gjuta”, me përbërje tre njësi banimi dhe sipërfaqe trualli, me vendodhje “Rruga e Elbasanit”, Tiranë;

Vila A7, kati nëntokë 125.5 m2, kati përdhes 99.2m2, kati i parë 109.5 m2, verande 22.4 m2, në pronësi të “E.B.” SH.P.K;

Apartament, i cili ndodhet në “Rrugën e Elbasanit”, me pronar shtetasin nën hetim D.D. dhe shtetasen E. B.;

Pasuri truall me vendndodhje në Farkë, Tiranë Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 24, me pronar D.D.. Adresa: Tiranë, Farkë e Madhe;

Pasuri truall në Farkë, Tiranë, Zona kadastrale nr.1604, volumi 14, faqe 25, indeksi i hartës 44-D, me numër pasurie 865/15, me pronar shtetasin D. D.;

Tokë arë me vendndodhje në Elbasan, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 171, indeksi i hartës K-34-101 162-C, me numër pasurie 420/9, me pronar E.H.;

Tokë arë, në Zonën nr. 2346, volumi 3, faqe 19, me numër pasurie 420/7, me pronar E. H.;

Tokë arë, në Zonën kadastrale nr. 2346, volumi 2, faqe 16, indeksi i hartës K-34-101-(162-C), me numër 420/6, me pronar E. H.

/rtsh.al/