Agjencia amerikane që mbikëqyr përpunimin e refugjatëve tha se “ardhja e refugjatëve në Shtetet e Bashkuara është pezulluar”.
Rreth 10,000 refugjatëve u janë anuluar fluturimet për në SHBA pas urdhrit ekzekutiv të Donald Trump për pezullimin e hyrjes së tyre, sipas raporteve.
“Të gjitha udhëtimet e planifikuara më parë të refugjatëve në Shtetet e Bashkuara po anulohen dhe nuk do të bëhen prenotime të reja udhëtimi,” thuhet në memorandumin e Departamentit të Shtetit, pa specifikuar se sa do të zgjasë pezullimi, sipas raporteve nga CNN.
Pezullimi ishte në një urdhër ekzekutiv të nënshkruar nga Presidenti Donald Trump të hënën që thoshte se pranimet e refugjatëve në SHBA do të pezulloheshin nga 27 janari.
Urdhri thotë se SHBA-së “i mungon aftësia për të thithur një numër të madh emigrantësh, dhe në veçanti, refugjatë”.
“Ky urdhër pezullon [Programin e Shteteve të Bashkuara për pranimin e refugjatëve] deri në momentin kur hyrja e mëtejshme në Shtetet e Bashkuara të refugjatëve përputhet me interesat e Shteteve të Bashkuara,” thotë ai.
Departamenti i Drejtësisë ka urdhëruar prokurorët të hetojnë zyrtarët që përpiqen të bllokojnë zbatimin e përforcuar të ligjeve të imigracionit nga zoti Trump, sipas një memo të rrjedhur të parë nga Associated Press.
/rtsh.al/