RTSH 24 Live

Aktualitet

Aksidentet rrugore në vend, autoritetet: Ulet numri, më pak viktima dhe të plagosur

15/11/2022

Aksidentet rrugore në vend, autoritetet: Ulet numri, më pak viktima dhe të plagosur

Kjo javë përkon me javën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore. Aksidentet rrugore vijojë të marrin jetë njerëzish, por për autoritetet numri i tyre është në rënie.

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Viktimave të Aksidenteve Rrugore, Policia Rrugore dhe Shërbimi i Transportit Rrugor bënë publik edhe statistikat, ku theksuan, se rënie ka pësuar edhe numri i viktimave, të plagosurve rëndë dhe lehtë.

Lidhur me evitimin e qëndrimit të akse rrugore të efektivëve të policisë, drejtori i Rrugores tha, se jo të gjitha rrugët e mundësojë një proces të tillë, duke shtuar këtu edhe pajisjet e teknologjisë, që pritet të shtohet.

Sipas statistikave zyrtare,  10 mujori i këtij viti ka regjistruar 134 të vrarë dhe 175 të plagosur rëndë në 968 aksidente rrugore ndërsa në 10 mujorin e vitit 2021, u regjistruan 1151 ngjarje rrugore me 165 viktima dhe 206 të plagosur rëndë

Pra, nga janari deri këtë të martë janë numëruar 183 aksidente më pak,  31 të vrarë më pak, 31 të plagosur rëndë, më pak.

/rtsh/