RTSH 24 Live

Muzikë

85-vjetori i Radio Tiranës, "Klubi 5" kujton emrat që bënë histori

28/11/2023

85-vjetori i Radio Tiranës, "Klubi 5" kujton emrat që bënë histori

Radio Tirana, për herë të parë në historinë e saj, ka nisur transmetimet më 28 Nëntor të vitit 1938, pesë muaj para pushtimit të Shqipërisë nga Italia. Fillimisht Radio Tirana e kishte rezidencën e vet në një prej ambienteve të Bashkisë së atëhershme, por që aty nga fundi i vitit 1939, u transferua në një ndërtesë të re në rrugën Kont Urani. Lajmi për hapjen e një radioje në kryeqytetin shqiptar, ku të flitej dhe transmetohej muzikë shqipe, u prit me entuziazëm të madh tek njerëzit.

Në Tiranën e Mbretit Zog, ideja e një radioje, ishte ndër shanset e mëdha të përhapjes së një fryme emancipuese për shoqërinë e prapambetur shqiptare. Dëshmitë tregojnë se në ceremoninë e inaugurimit të Radio Tiranës, morën pjesë vetë Mbreti Zog dhe Mbretëresha Geraldinë, të cilët mbajtën edhe fjalimet përkatëse. Nga kjo radio fillimisht transmetohej muzikë patriotike e popullore shqiptare dhe kryesisht për muzikën përdoreshin disqet e gramafonëve të dhuruara nga qytetarët.

Në këtë ditë të rëndësishme në emisionin "Klubi 5" me moderatorët Florian Zyka dhe Erion Korini u sollën mes të tjerash dhe material që kujtojnë e na risjellin emrat më të spikatur të këtij institucioni.

Agron Çobani tregoi për fillesat dhe si ka nisur rrugëtimi i Radio Tiranës. Intelektualizmi ka spikatur në këtë media, transmetimet e drejtpërdrejta emra të mirënjohur që kanë gjurmë dhe histori. Çobani kujtoi drejtorin e parë, Gjergj Bubani, dhe emra të cilët janë historia e këtij institucioni. Për të është një zonjë dhe nënën e madhe nga ku fati e çon drejt televizionit. Shumë baskëpunëtorë të saj u bënë ministra, drejtues dhe më gjerë se kaq. Ai kujtoi emra, figura të shquara mes tyre Nasi Lera, Ruzhdi Pulaha e shumë të tjerë. Gazetar nuk bëhet me receta por me pasion dhe disa cilësi me tyre të njohë dhe veten. Në vitin 28 janar 1937 me Vendimin e Këshillit të Ministrave u krijua një komision për shpalljen e Ditës së Flamurit. Ishte dhe inagurimi që do të bëhej më 28 nëntor 1938 për ngritjen e një stacioni.  Çobani kujtoi ku ka nisur si vendodhje Radio Tirana dhe pse në një dhomë të vetme përgatiteshin të gjithë materialet. 

Dionis Bubani, i biri i drejtorit të parë të Radio Tiranës, na tregoi për faktin si babai, Gjergji, u bë drejtor i këtij institucioni në moshën 21-vjeçare. Ka lindur në fshatin Boboshticë të Korçës, studimet i kryer për degën e kimisë në Athinë. 

Viktori Xhomo (Xhaçka) folësja e parë e Radio Tiranës më 28 nëntor 1938, e nisi në moshën 17-vjeçare rrugëtimin e saj në këtë media. Kujtimet e saj siç i ka specifikuar janë shumë të bukura, si dhe themelimi me gazetarin, drejtorin Gjergj Bubani, autoparlanti cili ndodhej jashtë ndërtesës buçiste nga festa e kësaj radioje. Historia e saj, fillimet ku mes të tjerash i ati i saj ka qenë gazetar, dëgjimi i saj ishte që në hershmëri madje dhe në gjuhë të huaj, dëshira për të dëgjuar dhe jashtë vendit si mundësi komunikimi. 

Haki Bejleri folësi i parë tregoi historikun e fillesës së tij nga viti 1946–1976, si u gjet në mikrofonin e Radio Tiranës. Ndërsa ka sjellë në kujtesë dhe emrat me të cilët ai ka punuar. Bejleri cilësoi se komunikimi ishte një nga pikat kryesore të atyre viteve. 

/rtsh.al/