RTSH 24 Live

Muzikë

Nikol Çabeli gati të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision më 16 nëntor

10/10/2024

Nikol Çabeli gati të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision më 16 nëntor

Pas fitores së saj në Junior Fest Albania 2024, Nikol Çabeli po përgatitet për çdo element dhe detaje të këngës për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në 16 nëntor në Madrit të Spanjës në skenën e Junior Eurovizion Song Kontenst.

Tashmë është realizuar edhe videoklipi duke iu përshtatur edhe mesazhit të këngës.

Me sloganin “Ti Lulëzo’’, Festivali i 22-të i Këngës për Junior Eurovision i referohet lulëzimit të artistëve të rinj. I njëjti koncept po realizohet edhe te kartolinat,  videot e shkurtra që paraprijnë performancat e çdo vendi.

Jam shumë e gëzuar sepse kënga ime ka marrë shumë pozitive si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Më pëlqen kur dëgjoj të tjerët që e këndojnë këngën time pasi është bërë shumë e famshme”, tha Çabeli.

Artistja e vogël Nikol pret me padurim të ngjitet në skenën prestigjioze të Madridit ku do të përfaqësojë vendin e saj me këngën “Vallëzoj”, ndërsa nuk e fsheh ambicien për tu kthyer me fitore.

“Kam emocione të bukura. Do jap më të mirën si përfaqësuese e Shqipërisë”, tha artistja e vogël.

Janë 17 vende të cilat do të garojnë në Festivalin e Këngës për Junior Eurovision 2024 që do të zhvillohet më 16 nëntor në Spanjë.

Gazetare: K.Kule

/rtsh.al/