RTSH 24 Live

Muzikë

Koncert më 11 tetor nga Orkestra e RTSH, Kraja: Mbrëmje për të mos u humbur

3 orë para

Koncert më 11 tetor nga Orkestra e RTSH, Kraja: Mbrëmje për të mos u humbur

Në vijim të Stinës Koncertore, Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit shqiptar do të vijë me koncertin e saj të radhës në datën 11 tetor.

Koncerti, i cili përmban një program të larmishëm, do të hapet me tinguj të flauitistit virtuoz iItalian Xhulio Briçaldi (o. Giulio Briccialdi), interpretuar nga Jonela Golemi.

Mbrëmja do të vijojë me koncertin për piano nga virtuozi hungarez Franci List (o. Franz Liszt), interpretuar nga Eni Barbullushi, ndërsa aktiviteti do të mbyllet me tingujt romantikë të kompozitorit rus Pjotër Çajkovski (o. Pyotr Tchaikovsky).

Dirigjenti Gridi Kraja premton një mbrëmje për të mos u humbur për të gjithë artdashësit e muzikës klasike.

“Programi është shumë i bukur. Ia vlen pa dyshim që ky koncert të ndiqet nga publiku”, u shpreh dirigjenti Kraja.  

Koncerti nga Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit Shqiptar do të mbahet në sallën e Universitetit të Arteve.

Gazetare: Katerina Kule

/rtsh.al/