RTSH 24 Live

Muzikë

Më 19 tetor, koncerti i Orkestrës së RTSH me temë skoceze nga Eno Koço

15/10/2024

Më 19 tetor, koncerti i Orkestrës së RTSH me temë skoceze nga Eno Koço

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar në vijim të stinës koncertore do të sjellë për publikun artdashës koncertin e radhës.

Me një program të larmishëm, koncerti premton të dhurojë emocione.

Dirigjenti Eno Koço vjen në këtë shfaqje së bashku me djalin e tij, violinistin dhe solistin Genti Koço.

"Ne e kemi quajtur koncert me temë skoceze, d.m.th. nga tre kompozitorët kryesorë, dy janë skocezë të mirëfilltë, Hamish Mak Kan (o. MacCunn) dhe Xhejms Makmillan (o. James Macmillan). Koncerti është me tre kohë. Pastaj do jetë simfonia e Feliks Mendelsonit (o. Felix Mendelssohn), 'Skocezja'. Për t'i përshëndetur këto është vepra e Zhyl Masnesë (o. Jules Massenet) nga Franca. Koncerti është me një solist që luan dy pjesë, një simfoni dhe uvertura e një kompozitori skocez," u shpreh dirigjenti Koço.

Koncerti do të vijë në datën 19 tetor, ora 19:00 në sallën e Universitetit të Arteve.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/