Ishte data 1 dhjetor 1958 kur në Teatrin "Migjeni" do të vihej në skenë opera e parë shqiptare "Mrika".
Ka 65 vite që jehona e saj dëgjohet ende. Me "Mrikën", muzika skenike shqiptare hodhi hapa të rëndësishëm në rrugën e saj të re.
Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin Prenkë Jakova, por edhe për libretistin Llazar Siliqi, regjisorin Andrea Skanjeti, këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën.
Ngjarjet e operës “Mrika” zhvillohen në vitet e 50-ta dhe në to përshkruhet jeta e një vajzë mirditore dhe e familjes së saj.
Kompozitori Gjon Shllaku thotë se motivi thellësisht shqiptar do t'i jepte vlera autentike operës së parë shqiptare "Mrika".
65-vjetori i operës "Mrika" do të përkujtohet edhe nga Teatri "Migjeni" ku disa nga artistët pjesëmarrës do të interpretojnë disa nga ariet e mrekullueshme të saj.
/ rtsh. al /