Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, për herë në New York, në rrugën që mban emrin e “Ismail Qemali” do të zhvillohet ngritja simbolike e flamurit tonë kombëtar.
Një nga organizatorët e kësaj ceremonie, Agim Kotaj, aktivist i organizatës “Xhamadani” i ftuar në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH, u shpreh se në bashkëpunim me shoqatat e tjera patriotike po organizohet një super aktivitet patriotik.
“Në Staten Island, aty ku është edhe rruga që mban emrin e patriotit tonë “Ismail Qemali” do ngrihet flamuri i jonë Kombëtar, duke improvizuar dhe ceremoninë e filmit “Nëntori i Dytë”, ku dhe aktorët që do jenë të pranishëm do të vishen si Ismail Qemali dhe Isa Boletini”, u shpreh aktivisti Kotaj.
Është shumë domethënëse u shpreh ai, shqiptarët do bëhen bashkë dhe ku pritet të ketë shumë pjesëmarrje.
Kote ndër të tjera tha se, janë marr gjitha masat që në këtë aktivitet të ketë shqiptarë jo vetëm ata që jetojnë në New York por të ketë pjesëmarrje nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
“ Ne me këtë aktivitet kërkojmë të rrisim sa më shumë patriotizmin tek shqiptarët e Amerikës, brezi i ri shqiptaro amerikan që ka lindur këtu të ruajnë kulturën dhe traditën shqiptare, duke mos harruar atë se janë shqiptarë”, tha Kote.
Pra, shtoi ai, brezat që kanë lindur këtu, të dinë se kanë një vend origjinë të tyre, që i lidh ata me vendin prej nga kanë ardhur. Dhe, kështu ata janë duke u integruar jo thjesht si amerikan - por si shqiptaro amerikanë”.