RTSH 24 Live

Televizion

21 nëntori, Dita Botërore e Televizionit

21/11/2024

21 nëntori, Dita Botërore e Televizionit

21 nëntori është e shpallur si Dita Botërore e Televizionit, nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes rezolutës 51/205 të 17 dhjetorit 1996.

Ky vendim i OKB-së erdhi si njohje e ndikimit në rritje që kishte televizioni, duke ndikuar dukshëm në vendimmarrje e duke sjellë në vëmendjen botërore konfliktet dhe kërcënimet ndaj paqes dhe sigurisë, si dhe rolit të tij të mundshëm në mprehjen e fokusit në çështje të tjera kryesore, duke përfshirë çështjet ekonomike dhe sociale.

Televizioni u pranua si një mjet kryesor në informimin, kanalizimin dhe ndikimin e opinionit publik. Ndikimi, prania dhe ndikimi e tij në politikën botërore nuk mund të mohohej. Televizioni ka formësuar jetën e njerëzve në mbarë botën.

Pavarësisht zhvendosjes së konsumit të përmbajtjes audiovizuale në platforma të ndryshme dhe teknologjisë vazhdimisht në zhvillim, TV mbetet një mjet i rëndësishëm komunikimi. 

WRGB (Stacion televiziv i licencuar në Schenectady, Nju Jork , Shtetet e Bashkuara) mendohet të jetë televizioni më i vjetër në botë, sinjali i saj nisi në një stacion eksperimental i cili u themelua më 13 janar 1928.

/rtsh.al/