RTSH 24 Live

Kuzhinë

12 ushqime të pasura me omega-3

25/03/2023

12 ushqime të pasura me omega-3

Konsumimi i ushqimeve të pasura me omega-3 është i rëndësishëm për të mbajtur një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Omega-3 janë acide yndyrore thelbësore që trupi ynë nuk mund t'i prodhojë vetë, kështu që ne duhet t'i marrim ato përmes ushqimit. Këto acide yndyrore janë të rëndësishme për zemrën, trurin, shikimin dhe shëndetin e kyçeve.

Skumbri- Skumbri është një burim i shkëlqyer i omega-3, me 4580 mg në një porcion prej 100 gramësh, për me tepër është i pasur me vitaminë B12 dhe selen.

Salmon- Salmoni është një nga ushqimet më ushqyese në botë, me sasi të mëdha të proteinave të cilësisë së lartë, vitaminës D, selenit dhe vitaminave B. Për me tepër mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, demencës dhe depresionit.

Vaji i mëlçisë së merlucit- Vaji i mëlçisë së merlucit është një burim shumë i pasur i omega-3. Ky vaj është gjithashtu një burim i rëndësishëm i vitaminave D dhe A.

Harengë- Harenga është një peshk me madhësi të mesme dhe është një burim i shkëlqyer i omega-3.

Goca deti- Gocat e detit janë të mbushura me lëndë ushqyese si zink, bakër dhe vitaminë B12, dhe gjithashtu përmbajnë një sasi të konsiderueshme omega-3.

Sardele- Sardelet janë peshq të vegjël yndyror shumë ushqyes, me një porcion 100 gramësh që siguron vitaminën B12, vitaminën D dhe selenin.

Açugat- Açugat janë një ushqim i pasur me lëndë ushqyese dhe shumë të pasura me omega-3.

Havjar- Havjar është një ushqim shumw  i shtrenjtë i cili përdoret shpesh në sasi të vogla. Është një burim i pasur i acideve yndyrore omega-3.

Fara liri- Farat e lirit janë burimi më i pasur i acidit alfa-linolenik, një lloj yndyre omega-3.

Farat Chia- Farat Chia janë të mbushura me lëndë ushqyese, duke përfshirë manganin, selenin dhe magnezin, dhe janë një burim i mirë i proteinave dhe acidit alfa-linolenik.

Arra- Arrat janë ushqyese dhe të pasura me fibra dhe komponime bimore. Lëvorja, e tyre përmban shumicën e antioksidantëve.

Soja- Soja është një burim i mirë i fibrave dhe proteinave bimore, por ato janë gjithashtu të pasura në acide yndyrore omega-3.

/rtsh.al/