RTSH 24 Live

Kuzhinë

10 mëngjeset tipike në mbarë botën

06/02/2023

10 mëngjeset tipike në mbarë botën

Mëngjesi është padyshim një vakt i rëndësishëm dhe çdo vend ka mëngjesin e tij tipik për të shijuar. Disa janë të njohura, si brioshi klasik për t'u shijuar në Francë, apo vezët me proshutë tipike në SHBA. Kjo listë nuk përfshin shumë prej tyre por vetëm disa nga më të veçantat.

Havai

Ky është  një mëngjes tropikal me fruta ekzotike si ananasi, kokosi, mango dhe papaja. Për ti shoqëruar me një kafe amerikane, sipas dëshirës me krem dhe ëmbëlsira të vogla me sheqer.

Italia  

Mëngjesi tipik italian është i ëmbël dhe përbëhet nga qumësht, kafe, reçel, kos dhe lëng portokalli.

Franca

Në Francë, mëngjesi klasik është një briosh me gjalpë, i cili mund të jetë i zbrazët, me reçel ose copëza çokollate, i shoqëruar me një kafe me qumësht.

Danimarka

Mëngjesi danez është i ëmbël dhe i kripur. Një mëngjes klasik në Kopenhagë përbëhet nga bukë thekre, pate dhe salcë e shijshme, djathë pikante dhe proshutë të tymosur.

Maroku

Një mëngjes me bukë, reçel dhe simite me djathë të përgatitur në pllaka pjekjeje tradicionale prej guri.

Meksika

Mëngjesi meksikan përbëhet nga tost me vezë dhe reçel, huevos stil meksikan (vezë me spec djegës dhe qepë) ose estrellados (vezë me proshutë). Për të pirë kafe ose çaj.

Islanda

Mëngjesi tipik përbëhet nga tërshërë qull, reçel dhe kos. Mëngjesi në Danimarkë shpesh është i shijshëm me mish të pjekur, me barishte, djathra të ndryshëm, domate qershi, tranguj turshi dhe bukë susami të lyer me gjalpë. Për të pirë çaj të zi të nxehtë.

Kanadaja

Mëngjesi tradicional kanadez përfshin petull ose (waffle) të servirur me shurup panje super klasik vendas. Kafe të gjatë për të pirë. Gjithashtu shpesh shërbehen vezë të skuqura, proshutë, patate të skuqura ose të pjekura dhe tost.

Mbretëria e Bashkuar

Ushqimi i preferuar i mëngjesit britanik janë vezët qofshin të skuqura, të ziera per ti shoqëruar me bukë të thekur, fasule domate, salsiçe dhe feta proshute.

Shtetet e Bashkuara

Një mëngjes tipik amerikan përfshin ushqime të ëmbla dhe të shijshme si vezët, proshutën, drithërat, donuts. Për të pirë kafe klasike amerikane ose lëngje frutash.

/rtsh.al/