RTSH 24 Live

Botë

1-vjetori i goditjes së Izraelit, Hamasi përshëndet sulmin e 7 tetorit dhe reagimin e Iranit

4 orë para

1-vjetori i goditjes së Izraelit, Hamasi përshëndet sulmin e 7 tetorit dhe reagimin e Iranit

Në 1-vjetorin e sulmit të Hamasit të 7 tetorit, zëdhënësi i krahut ushtarak të grupit terrorist, i njohur si Abu Obeida, ka përshëndetur sulmin që kreu grupi një vit më parë dhe unitetin e fronteve të hapura nga Irani që mbështet grupet përfaqësuese në të gjithë Lindjen e Mesme kundër Izraelit gjatë 12 muajve të fundit.

Obeida bëri thirrje për "mbështetje ushtarake, financiare dhe logjistike", si dhe për fushata mediatike kundër Izraelit.

Abu Obeida ka përmendur edhe çështjen e pengjeve në Gazë dhe tha se do të ishte “e paarsyeshme” që Hamasi t'i vriste ata, por se dhjetëra prej tyre mund të mbahen peng për një kohë të gjatë dhe mund të mos kthehen kurrë.

Fati i pengjeve është i lidhur me veprimet e qeverisë së tyre. Sa më gjatë të vazhdojë [operacioni ushtarak në Gaza], aq më i madh është rreziku për pengjet”, tha Obeida.

Abu Obeida ka shtuar më tej se 7 tetori ishte "operacioni komando më profesional dhe më i suksesshëm në epokën moderne" dhe shtoi se ky operacion “i shkaktoi një disfatë poshtëruese” IDF-s.

Zëdhënësi shton se 7 tetori erdhi si përgjigje ndaj shkeljeve izraelite në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, zgjerimit të vendbanimeve, abuzimeve ndaj të burgosurve palestinezë të sigurisë dhe bllokadës së Rripit të Gazës.

Ai i është drejtuar Hezbollahut, duke thënë se “ne kemi besim në qëndrueshmërinë dhe guximin tuaj në shkaktimin e humbjeve të rënda ndaj forcave të armikut sionist, siç premtoi dëshmori Hassan Nasrallah”.

Abu Obeida ka sulmuar SHBA-në për mbështetjen e Izraelit dhe pretendon se operativët islamikë të terrorizmit në Rripin e Gazës, nga Hamasi dhe fraksionet e tjera, të “ngulmojnë në qëndrueshmërinë e tyre dhe luftimet e tyre heroike në çdo pëllëmbë të Rripit”.

/rtsh.al/