Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë viti 2022 arritën rreth 13,073 milionë lekë, ose 10.06% më shumë se në vitin 2021.
Referuar të dhënave të publikuara së fundmi nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), produkti “MTPL e brendshme”, në vitin 2022, pati një rritje prej 6.37 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 3.90 % krahasuar me një vit më parë.
Produkti “Karton jeshil” në vitin 2022 pati një rritje prej 38.23 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua me një rritje të numrit të kontratave prej 62.10 % krahasuar me vitin 2021.
Produkti “Sigurim kufitar”, në vitin 2022 pati një rritje 11.39 % të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me vitin 2021.
Edhe numri i kontratave u rrit me 21.18 %.