RTSH 24 Live

Ekonomi

Gjelat e detit të Zadrimës, tregtarët: Blerësit janë të paktë!

6 orë para

Gjelat e detit të Zadrimës, tregtarët: Blerësit janë të paktë!

Gjeli i detit, simboli i natës së ndërrimit të viteve ka nisur të tregtohet në Zadrimë të Lezhës, e cila njihet si një nga zonat që e ka traditë rritjen e këtij shpendi.

Prej ditësh, gjelat janë nxjerrë në shitje në superstraden Lezhë-Shkodër, por deri tani tregtarët thonë se blerësit janë të paktë edhe pse çmimi i gjelit të detit mbetet i njëjtë ashtu si dhe vitet e tjera nga 700 deri në 10 mijë lekë kg.

Në Zadrimë të Lezhës rriten deri në 20 mijë gjela detit në vit. Mbarështimi i këtij shpendi është traditë në këtë zonë, duke u kthyer në burim jetese për shumë familje.

/rtsh.al/