RTSH 24 Live

Ekonomi

Petraq Lena, një jetë dedikuar blegtorisë, sot mbarështon 200 krerë bagëti të imta

7 orë para

Petraq Lena, një jetë dedikuar blegtorisë, sot mbarështon 200 krerë bagëti të imta

Petraq Lena është një banor nga fshati Vithkuq i cili vijon të merret me blegtori. Ai na rrëfen se e ka trashëguar nga gjyshi dhe sot ai punon bashkë me djalin e tij. Blegtori thotë se ka zgjedhur 2 raca delesh që japin rendiment të lartë prodhimi.

Lena na tregon se pas punës në stan, kënaqësia më e madhe për të është kur i nxjerr delet në kullotë, pavarësisht vështirësisë që ka.

Shembullin e mirë të tij sot e ndjek dhe djali i tij e së bashku kanë ngritur edhe një fabrikë të vogël përpunimi të qumështit, ku prodhojnë djathë e gjizë duke siguruar të ardhura të kënaqshme.

Gazetare: Geralda Sali

/rtsh.al/