Në situatën që po kalon Shqipëria si pasojë e emigrimit dhe uljes së prodhimit, ardhja e turistëve të huaj po ndihmon në rritjen e konsumit në vend.
Të dhënat zyrtare nga INSTAT tregojnë se indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi rritje me 6.4%, krahasuar me tremujorin e tretë të një viti më parë.
Ndërsa në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve ka shënuar një rritje vjetore prej 5.6%.
Sa i përket grupit "Ushqime, pije dhe duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara", volumi i shitjeve ka regjistruar një rritje prej 5.3%.
Tregtia me pakicë e hidrokarbureve në njësit tregtare të specializuara", ka patur rritjen më të madhe prej 9.9% në tremujorin e tretë të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Lidhur me grupin "Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara" shifrat zyrtare tregojnë se ka një rritje prej 5.7%.
Në rritjen vjetore prej 6.4% në tregtinë me pakicë ky grup ka kontribuar me 2.1 pikë përqindje.
Ndërsa pijet dhe duhani kanë një kontribut pozitiv me 1.7 pikë përqindje dhe tregtia me pakicë e hidrokarbureve me 2.6 pikë përqindje.
Volume i shitjeve përshtatur sezonalisht në grupin tregti me pakicë pa përfshirë hidrokarburet ka një rritje me 0.5%.
Në grupin ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara volume i shitjeve përshtatur sezonalisht ka kapur rritje me 0.9% kundrejt tremujorit të mëparshëm.
Lidhur me artikujt jo ushqimor shifrat zyrtare të INSTAT tregojnë se ky grup ka pësuar rënie me 0.3 % krahasuar me tremujorin paraardhës. Tregtia me pakicë e hidrokarbureve e përshtatur sezonalisht ka patur një volum shitjesh me një rritje prej 4.7 % krahasuar me tremujorin paraardhës.
RTSH