RTSH 24 Live

Sociale

“Shpirti i Ballkanit” në Korçë, festivali më i madh në rajon që promovon kulturën ballkanike

24/05/2024

“Shpirti i Ballkanit” në Korçë, festivali më i madh në rajon që promovon kulturën ballkanike

Këtë fundjavë do të mbahet në Korçë “Shpirti i Ballkanit”, festivali më i madh në rajon që promovon kulturën ballkanike, që këtë vit vjen në edicionin e tij të 6-të. Grupet e ftuara do të sjellin traditën e tyre, vallëzimin dhe melodinë ballkanike.

Risi e këtij edicioni është pjesëmarrja e orkestrave dhe ansambleve nga vende të ndryshme të Ballkanit.

Performancat e grupeve muzikore dhe ansamblet do të takohen në pazarin e vjetër, mbrëmjen e 25 majit.

Ky festival organizohet nga bashkia Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit me qëllim ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë jo materiale si dhe nxjerrjen në pah të vlerave që mbart rajoni i Ballkanit.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/