RTSH 24 Live

Kulturë

“Puthma shpirtin”, promovohet vëllimi i parë me poezi i autores Pranvera Karafili

29/09/2024

“Puthma shpirtin”, promovohet vëllimi i parë me poezi i autores Pranvera Karafili

Është promovuar në Korçë vëllimi i parë me poezi, me titull “Puthma shpirtin”, i autores korçare Pranvera Karafili. Libri përmbledh disa prej poezive që autorja ka shkruar ndër vite, të cilat i përkasin tematikave të ndryshme, por një pjesë e mirë e tyre kanë në fokus figurën e femrës, si shtylla kryesore e jetës, e parë në kompleksitetin e saj.

Të pranishëm në këtë veprimtari promovuese kanë qenë miq e të afërm të autores, anëtarë të klubit të shkrimtarëve si dhe mjaft dashamirës të librit, të cilët kanë pasur mundësi të bashkëbisedojnë me autoren si dhe të interpretojnë disa prej poezive të përmbledhura në këtë vëllim.

/RTSH/