RTSH 24 Live

Televizion

“Podquiz me Vekon” në Radio Tirana - Një nga emisionet më të dëgjuara të hënë, të martë, të mërkurë

07/04/2024

“Podquiz me Vekon” në Radio Tirana - Një nga emisionet më të dëgjuara të hënë, të martë, të mërkurë

Me zë të butë dhe miqësor, Ervehe Tushe komunikon prej 10 vitesh më dëgjuesit e Radio Tiranës. Humbja e shikimit nuk e ka penguar atë të drejtojë emisione me tema dhe orare të ndryshme përgjatë këtyre viteve.

Aktualisht ajo moderon tre herë në javë emisionin rreth 50 minuta me quiz, lojë dhe muzikë të quajtur “Podquiz me Vekon”, ku dëgjuesit bëhen pjesë aktive përmes telefonatave.

Dëgjuesi që telefonon, pra bëhet aktiv në radio është kryesisht nga rrethet, e ndjejnë ata më pranë Radio Tiranën sepse ata në kryeqytet vetëm vrapojnë dhe harrojnë që të kthejnë pak veshin nga Radio”, tha ajo.

Veko jo vetëm e moderon emisionin por dhe i përgatit vetë materialet. Ndonëse është nënë e re e një vogëlusheje, ajo thotë se çdo vështirësi mund të kapërcehet.

“Nuk e shoh shumë të vështirë. Janë të lidhura gjërat, jeta ka shumë ngjarje që duhet t’i renditësh njera pas tjetrës që të mos ketë përplasje”, u shpreh ajo.

E familjarizuar me dëgjuesit e saj besnikë, prej një dekade Ervehe Tushe mban gjallë çdo ditë pasionin e saj për radion në këto studio të Radio Televizionit Shqiptar.

RTSH