RTSH 24 Live

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor- Diaspora voton në 2025! Paktin PS-PD merr mbështetjen e 106 deputetëve

26/07/2024

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor- Diaspora voton në 2025! Paktin PS-PD merr mbështetjen e 106 deputetëve

Me 106 vota pro, 2 kundër dhe asnje abstenim deputetët në Kuvend  votuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u dakordësua mes PS dhe PD duke i hapur rrugë votës së diasporës. 

Po ashtu listat do të jenë të hapura në 2/3 e tyre dhe 1/3 të mbyllura.

Kanë qene dy deputetet e opoztës, Dashnor Sula dhe Enkelejd Alibeaj që nuk kanë dhënë pëlqimin e tyre për ndryshimet që u dakordësuan mes PS dhe PD.

Konsensusi i arritur pak ditë më parë ndërmjet PS-së dhe PD-së  është konkretizuar edhe me vota në seancën plenare duke miratuar me konsensus në Kuvend, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Me 105 vota pro, 8 kundër dhe asnjë abstenim, PD dhe PS i qëndruan dakordësisë së shprehur në Komisionin e Ligjeve të mërkurën. Si çdo nismë, ligj dhe reformë, jo të gjitha palët i la të kënaqura. Reforma u kontestua nga një pjesë e deputetëve të opozitës.

Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025, shqiptarët do të votojnë me një kod të ndryshuar zgjedhor, ku do i jepetë mundësi për herë të parë shqiptarëve që jetojnë jashtë duke u bërë pjesë në zgjedhjes të përfaqësuesve në parlament.

Deputetët që  votuan kundër ndryshimeve të Reformës Zgjedhore e shprehën Basha, Alibeaj, Sula, Duka, Mediu, Shehi, Jakupllari dhe Bakiu.

Lulzim Basha, Famir Mediu, Dashamir Shehi, Bujar Leskaj, Dashnor Sula, Enkelejd Alibeaj e Kreshnik Çollaku ishin ndër zërat kritikë. Mes tyre kishte edhe nga ata që e quajtën pazar mes mazhorancës dhe opozitës Kodin e Ri Zgjedhor.

/rtsh.al/