RTSH 24 Live

Paris 2024

“Ora Olimpike”, Emisioni më i ri në RTSH 1, çdo mbrëmje në orën 21:30

26/07/2024

“Ora Olimpike”, Emisioni më i ri në RTSH 1, çdo mbrëmje në orën 21:30

Ditën e sotme nis emisioni më I ri që do I dedikohet Lojërave Olimpike “Paris 2024” që transmetohen ekskluzivisht në RTSH.

Në moderimin e gazetares Sabina Mete nis sot në RTSH-1 HD “Ora Olimpike” që do të transmetohet çdo ditë në 21:30 duke na sjell të rejat më të fundit në lidhje me lojërat olimpike.

Për të folur për këtë projekt të ri ishin të ftuar në studion e RTSH-24 gazetarja dhe moderatorja Sabina Mete si dhe kryeredaktori i emisionit Saimir Demi, duke rrëfyer detajet që do të përcjellë emisioni i ri.

“Duke parë tashmë hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike “Paris 2024” më kapën emocionet sepse tashmë nis dhe sfida jonë e përbashkët për këtë emision”. 

Sabina tregon emocionet e para kur i kanë propozuar dhe prezantimin e këtij formati televiziv.

“Kur mu propozua për herë të parë isha paksa skeptike sepse kam qenë për shumë kohë gazetare e futbollit ndërsa këtu janë sporte më specifike dhe është pak më e vështirë.  Më pas e mendova dhe thash kjo është një sfidë e re dhe për mua dhe besoj se së bashku me ekipin tim do ja dalim me sukses.”

Ky është ekzluziviteti në ekranin më të madh të shqiptarëve që transmetohet në  RTSH duke përfshirë vende nga e gjithë bota.

Është një eksperiencë e re për mua, tha ajo, dhe do të përpiqem të bëj maksimumin dhe më të mirën për publikun shqiptar.

“Çdo ditë do të sjellim pak Paris në shtëpitë e gjithë shqiptarëve”.

Duke folur për konceptimin e emisionit, gazetare Mete tha se “do jemi çdo ditë për gjatë 17  ditëve në një emision që zgjat 60 minuta  duke sjell sa më shumë informacione tek publiku në kohë reale. Gjithashtu do të sjellim intervista ekskluzive, do të jemi me lidhje direkt nga fshati Olimpik. Do kemi kuriozitete të ndryshme , të thënat dhe të pathënat si dhe viralet në rrjetë. Por sigurisht do të kemi dhe të ftuar në studio për të bërë biseda specifike me specialistë të sporteve të ndryshëm.”

Kryeredaktori i emisionit “Ora Olimpike” Saimir Demi tha se ndryshe nga evropiani i futbollit që ka ndjekje më të madhe Lojërat olimpike kanë ndjekës specifik sikurse dhe lojërat e ndryshme që zhvillohen në to.  

Nga eksperienca që kam tha Demi, lojërat kolektive si basketbolli, volejbolli kanë ndjekje të madhe.

Ndërsa mbretëresha e këtyre lojërave olimpike është atletika  dhe mund të them që këtu atletika ka habitatin e vetë.

 

/rtsh.al/